RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Maqedonci: Situata e sigurisë në Kosovë më e qetë, FSK-ja dhe institucionet e sigurisë janë fuqizuar

maqedonci:-situata-e-sigurise-ne-kosove-me-e-qete,-fsk-ja-dhe-institucionet-e-sigurise-jane-fuqizuar

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka folur për gjendjen e sigurisë në Kosovë, zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe ndërtimin e fabrikës së municionit, në një intervistë në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Ai ka vlerësuar se situata e sigurisë në vend është dukshëm më stabile krahasuar me periudhat e mëhershme, duke theksuar shtrirjen e rendit dhe ligjit në gjithë territorin e Kosovës.

“Natyrisht edhe si rezultat i fuqizimit të institucioneve tona të sigurisë, me theks të veçantë të ushtrisë, policisë dhe Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI)”.

”Tri këto institucione janë zhvilluar në vazhdimësi gjatë kësaj periudhe krahas punës të themi në baza ditore në shtrirjen e rendit dhe ligjit”, ka thënë ai.

Sipas Maqedoncit, përmirësimi i gjendjes së sigurisë lidhet drejtpërdrejt me ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të sigurisë dhe bashkërendimin e tyre në funksion të ruajtjes së stabilitetit në vend.

Related posts

Mesazhi i ri i Khameneit për vendet e Gjirit: Njihni armikun e vërtetë!

Muhamet Ramadani

Zelenskyy: Rusia sulmoi me raketë anijen e mallrave me grurë në Detin e Zi

Muhamet Ramadani

Ali Ahmeti u dërgon letër të hapur partnerëve ndërkombëtarë për zhvillimet politike në Maqedoni të Veriut

admin