RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Tensionet politike në Serbi, Vuçiq: Së shpejti do të paraqes dorëheqjen time, mandatit po i afrohet fundit

tensionet-politike-ne-serbi,-vuciq:-se-shpejti-do-te-paraqes-doreheqjen-time,-mandatit-po-i-afrohet-fundit

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq tha të dielën se mund të japë dorëheqjen së shpejti, ndërsa kundërshtoi gjithashtu pretendimet për pjesëmarrjen në protestën e natës së kaluar në sheshin Slavija të Beogradit.

Duke folur me gazetarët në Pekin në fillim të vizitës së tij në Kinë, Vuçiq tha se mandatit i tij po i afrohet fundi dhe se ai nuk do ta shkurtonte atë në të njëjtën mënyrë siç bëri dikur ish-presidenti Boris Tadiq.

“Është e mundur që së shpejti të paraqes dorëheqjen time”, tha Vuçiq.

Ai gjithashtu e hodhi poshtë protestën në Slavija, duke thënë se tubime të tilla nuk mund ta shqetësonin seriozisht, veçanërisht kur, siç e tha ai, ato ishin “pa përmbajtje të mirëmenduar”, “boshe” dhe jo veçanërisht të mëdha.

Vuçiq akuzoi organizatorët për përgjegjësinë për incidentet që pasuan përfundimin e tubimit.

Ai tha se tre shërbime sigurie kishin vlerësuar numrin e pjesëmarrësve në mes 30,500 dhe 34,300, duke shtuar se autoritetet pranuan vlerësimin më të lartë, megjithëse “të dhënat e sakta” thuhet se treguan më pak se 34,000 njerëz.

Vuçiq njoftoi gjithashtu se Partia e tij Progresive Serbe do të mbajë tubime nga 26 deri më 28 qershor, duke thënë se mesazhet që u dërgohen qytetarëve do të jenë më të rëndësishme sesa numri i pjesëmarrësve.

Related posts

Kriza energjitike, BE miraton një kuadër të ri për ndihmën shtetërore! Mbështetje për sektorët më të prekur

admin

Nuk duan t’i bashkohen ushtrisë dhe tentojnë të largohen nga vendi, mbi 30 ukrainas kanë ndërruar jetë duke u përpjekur të kalojnë ilegalisht kufirin

admin

Bashkimi Europian ka përpara detyra të mëdha, por arkat janë bosh! Hendeku i madh mes dëshirave dhe realitetit, luan rol edhe gjatë zgjedhjeve

admin