RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti Iranian: Irani është i gatshëm ta sigurojë botën se nuk po synon armë bërthamor

presidenti-iranian:-irani-eshte-i-gatshem-ta-siguroje-boten-se-nuk-po-synon-arme-berthamor

Presidenti i Irani, Masoud Pezeshkuan, ka deklaruar se vendi i tij është i gatshëm ta sigurojë komunitetin ndërkombëtar se nuk po synon armë bërthamore apo destabilizim në rajon, transmeton Anadolu.

“Para martirizimit të Ajatollahut (Ali) Khamenei, udhëheqësit të ndjerë të Iranit, ne deklaruam dhe e përsërisim edhe tani, se jemi të gatshëm ta sigurojmë botën se nuk kërkojmë armë bërthamore”, tha Pezeshkian në deklaratat e transmetuara nga agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.

“Përkundrazi, është Tel Avivi ai që po nxit destabilizimin rajonal”, tha ai, duke akuzuar Izraelin se po ndjek vizionin e “Izraelit të Madh”.

Ai theksoi se negociatorët iranianë nuk do të bëjnë kurrë kompromis për “nderin dhe dinjitetin” e vendit.

Komentet e tij erdhën një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, dje deklaroi se një marrëveshje me Iranin për t’i dhënë fund luftës është “kryesisht e negociuar” dhe pret finalizimin.

Tensionet rajonale janë përshkallëzuar që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulme kundër Iranit në shkurt. Teherani u kundërpërgjigj me sulme ndaj Izraelit dhe aleatëve amerikanë në Gjirin Persik, si dhe me mbylljen e Ngushticës së Hormuzit.

Një armëpushim hyri në fuqi më 8 prill me ndërmjetësimin e Pakistanit dhe më pas u zgjat pafundësisht nga presidenti Trump.

Related posts

Një peron humbi jetën dhe dhjetëra të tjerë u lënduan, çfarë tregojnë hetime për avionin e linjës Britani-Singapor që u godit nga turbulencat

admin

Tregjet në zhvillim përballen me një rekord tërheqjesh nga investitorët e huaj

admin

Shirat e rrëmbyeshëm përmbytin spitalin e Gazës, rrëmbejnë mijëra tenda të palestinezëve të zhvendosur

RTI