RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Hargreaves: E rëndësishme që Kuvendi i ri të zgjedhë presidentin dhe të shmangen zgjedhjet e reja

hargreaves:-e-rendesishme-qe-kuvendi-i-ri-te-zgjedhe-presidentin-dhe-te-shmangen-zgjedhjet-e-reja

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka thënë se në takim me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu kanë diskutuar për rëndësinë që pas zgjedhjeve të 7 qershorit të arrihet një marrëveshje për presidentin.

Ai në Facebook ka thënë se partitë politike duhet të arrijnë kompromis për të shmangur zgjedhje e reja dhe humbjet e mundësive për Kosovën.

“Takova këtë mëngjes Presidenten në detyrë dhe Kryetaren në detyrë të Kuvendit, Albulena Haxhiu. Diskutuam rëndësinë që Kuvendi i ri të jetë në gjendje të zgjedhë një president pas zgjedhjeve, për të shmangur zgjedhje të tjera dhe humbjen e mundësive për Kosovën. Theksova nevojën që partitë politike të bëjnë kompromis për të shmangur një skenar të tillë. Gjithashtu diskutuam abuzimin e papranueshëm që u drejtohet politikaneve gra në rrjetet sociale dhe shpresuam që të gjithë liderët e partive ta bëjnë të qartë se kjo është e papranueshme”, ka shkruar ai në Facebook.

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se në takimin e zhvilluar është disktuar për procesin zgjedhor të 7 qershorit.

Related posts

“Çelësi për ndërrimin e shinave nuk u aktivizua”- Detaje të reja nga aksidenti i tramit në Milano, 2 të vdekur dhe 40 të plagosur: Drejtuesi dyshohet se… (VIDEO)

admin

Kurti rrëfen për kohën e kaluar në burg

admin

Më 17 nëntor mbahet konferenca Shqipëri-BE për grupkapitullin e fundit në negociatat e anëtarësimit

Muhamet Ramadani