RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Hamza: Fatmir Limaj do ta mbështesë PDK-në në zgjedhjet e 7 qershorit

hamza:-fatmir-limaj-do-ta-mbeshtese-pdk-ne-ne-zgjedhjet-e-7-qershorit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se Fatmir Limaj do ta mbështesë PDK-në në zgjedhjet e 7 qershorit.

Pas një takimi mes tyre, Hamza përmes një postimi në Facebook ka thënë se kjo mbështetje përfaqëson një hap drejt bashkëpunimit afatgjatë politik dhe institucional.

“Po, Fatmir Limaj do ta mbështesë Partinë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e 7 qershorit – dhe jo vetëm. Me Fatmirin na kanë bashkuar vlera, ideale dhe përgjegjësia për vendin”, ka shkruar Hamza.

Ai ka shtuar se Kosova ka nevojë për “bashkim, seriozitet dhe bashkëpunim në interes të qytetarëve”, ndërsa ka falënderuar Limajn për mbështetjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim.

Related posts

27-vjetori i rënies së Ilaz Kodrës, PDK bën homazhe në Prekaz

Irfan Jahiu

Vazhdojnë sulmet izraelite në Gaza, raportohet për dy të vrarë

Kushtrim Guraj

Fale veten…, lehtësoja vetes këtë barrë!

admin