RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti iranian urdhëron rikthimin e qasjes në internet në nivelin para protestave

presidenti-iranian-urdheron-rikthimin-e-qasjes-ne-internet-ne-nivelin-para-protestave

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka urdhëruar sot rikthimin e shërbimit të internetit në nivelin që ishte para protestave që shpërthyen në vend në janar, raportoi agjencia e lajmeve Mehr, transmeton Anadolu.

Protesta mbarëkombëtare përfshinë Iranin në fund të dhjetorit dhe u përshkallëzuan në janar pas zhvlerësimit të ndjeshëm të rialit kundrejt dollarit amerikan, në një sfond presioni ekonomik në rritje.

Autoritetet vendosën kufizime të gjera në internet dhe ndërprerje të përkohshme në gjithë vendin gjatë trazirave, me qëllim kufizimin e komunikimeve dhe shpërndarjes së përmbajtjeve të lidhura me protestat.

Zyrtarët iranianë thanë se 3.117 persona u vranë gjatë protestave, ndërsa disa organizata të të drejtave të njeriut kanë vlerësuar se numri i viktimave mund të ketë arritur deri në 7.000.

Autoritetet e Iranit kanë pranuar pakënaqësinë e publikut, por kanë akuzuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelin se po përpiqen të shfrytëzojnë trazirat përmes sanksioneve dhe presionit, me synim nxitjen e paqëndrueshmërisë dhe justifikimin e ndërhyrjes së huaj dhe ndryshimit të regjimit.

Related posts

Abbas paralajmëron liderët botërorë për masat izraelite ndaj kishave në Jerusalemin Lindor

Muhamet Ramadani

Irani paralajmëron Qipron dhe Bullgarinë: Mos lejoni SHBA-në të përdorë bazat tuaja për sulme

Irfan Jahiu

Zyrtarë amerikanë mbërrijnë në Izrael për bisedime mbi Gazën dhe Iranin

Irfan Jahiu