RTV AHIRETI
Uncategorized

Për katër muaj mbi 2.5 milionë vizitorë në Shqipëri, gati gjysma e tyre nga Kosova

per-kater-muaj-mbi-2.5-milione-vizitore-ne-shqiperi,-gati-gjysma-e-tyre-nga-kosova

Shqipëria ka shënuar rritje të vizitorëve të huaj, në katër muajt e parë të këtij viti.

Për këtë periudhë kohore, Shqipërinë e kanë vizituar mbi 2.5 milionë turistë.

Këto të dhëna janë bërë publike nga Instituti i Statistikave, sipas së cilave, në raport me të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë, hyrjet e turistëve nga jashtë janë zgjeruar me 5 për qind.

Prej 2.5 milionë vizitorëve, gati gjysma e tyre janë nga Kosova, apo 43.5%.

“Të paktën deri më tani pushuesit nga Kosova nuk mungojnë. Mund të them si në vitet e mëhershme, pavarësisht liberalizimit të vizave. Pjesa tjetër vijon siç ka qenë thuajse”, ka thënë Jetmira Hoxha, operatore turistike, raporton A2 CNN.

Ngjashëm me vitin e shkuar, lista pasohet nga italianët e malazezët. Peshë të konsiderueshme në totalin e turistëve që kanë vizituar vendin në katër muajt e parë të vitit zënë edhe pushuesit nga Maqedonia e Veriut, Greqia, Anglia, Turqia, Serbia e Polonia.

“Kryesisht janë turistë për herë të parë, por ka edhe nga ata që vijojnë të kuriozohen e të vizitojnë pjesë të tjera të vendit. Shifrat ndihen edhe te ne. Mund të them se viti ka nisur mjaft mbarë”, thotë Jetmira Hoxha, operatore turistike.





Related posts

Cilat janë përfitimet e portokallit për shëndetin?

Kushtrim Guraj

Skandali 1.6 milionësh në KEK: Biznesmeni e zyrtari kurdisën në kafene tenderin e madh

Kushtrim Guraj

Vrau partneren me thikë në Zvicër, kosovari dënohet me 20 vjet burg

Kushtrim Guraj