RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kosova rikthen nën kontroll objektet hekurudhore në veri që ishin të uzurpuara nga strukturat ilegale serbe

kosova-rikthen-nen-kontroll-objektet-hekurudhore-ne-veri-qe-ishin-te-uzurpuara-nga-strukturat-ilegale-serbe

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nga dita e sotme janë kthyer nën menaxhim të plotë të Ndërmarrjes Publike INFRAKOS të gjitha objektet dhe pronat publike hekurudhore në pjesën veriore të Kosovës, të cilat deri më tani ishin të uzurpuara nga strukturat ilegale paralele serbe.

Sipas njoftimit, aksioni është realizuar në koordinim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Ekonomisë dhe N.P. INFRAKOS.

“Ky aksion përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e rendit institucional, shtrirjen e autoritetit shtetëror dhe mbrojtjen e aseteve strategjike të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Tutje, ministria ka bërë të ditur se ky veprim do të ndihmojë në përshpejtimin e rehabilitimit dhe modernizimit të infrastrukturës hekurudhore në veri të vendit.

“Segmenti hekurudhor në veri është pjesë strategjike e Koridorit X, që lidh Kosovën me rrjetet rajonale dhe ndërkombëtare të transportit”, thuhet më tej në njoftim.

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Dimal Basha, falënderoi organet e rendit dhe institucionet për bashkëpunimin dhe realizimin e aksionit.

Related posts

Mucunski takon komisaren Kos: Riafirmuam angazhimin tonë të fortë në rrugën drejt BE-së

RTI

Zelensky u kërkon ukrainasve të qëndrojnë të bashkuar dhe të vazhdojnë luftën

admin

Reforma zgjedhore, Kurti tregon tri opsionet si mund të votojë diaspora në zgjedhjet e përgjithshme

Muhamet Ramadani