RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet në 72,819 numri i të vrarëve në Gaza që nga fillimi i luftës

rritet-ne-72,819-numri-i-te-vrareve-ne-gaza-qe-nga-fillimi-i-luftes

Numri i palestinezëve të vrarë në Rripin e Gazës që nga fillimi i sulmeve izraelite në tetor të vitit 2023 ka arritur në 72,819, ndërsa numri i të plagosurve ka shkuar në 172,894.

Burime mjekësore në Gaza njoftuan të enjten se gjatë 48 orëve të fundit në spitalet e Gazës janë dërguar 16 të vrarë dhe 39 të plagosur.

Sipas të njëjtave burime, që nga prishja e armëpushimit më 11 tetor të vitit të kaluar, janë regjistruar 922 viktima dhe 2,786 të plagosur, ndërsa janë nxjerrë edhe 781 trupa nga rrënojat.

Autoritetet shëndetësore thanë se shumë viktima vazhdojnë të mbeten nën rrënoja dhe në rrugë, pasi ekipet e shpëtimit dhe ambulancat nuk kanë mundësi të arrijnë në shumë zona të goditura. /mesazhi

Related posts

Putin për luftën në Ukrainë: Fitorja është e garantuar

admin

WUF13 në Baku/ Azerbajxhani si model global i zhvillimit urban të qëndrueshëm – VIDEO

admin

Leposaviq, një kosovari i shkruhen mesazhe kërcënuese në gjuhën serbe në veturën e tij

admin