RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidentët turk dhe algjerian diskutojnë marrëdhëniet dhe çështjet rajonale në një telefonatë

presidentet-turk-dhe-algjerian-diskutojne-marredheniet-dhe-ceshtjet-rajonale-ne-nje-telefonate

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një telefonatë me presidentin algjerian, Abdelmadjid Tebboune, gjatë së cilës u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, si dhe zhvillimet rajonale dhe globale, transmeton Anadolu.

Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë njoftoi në platformën sociale turke NSosyal se dy liderët shqyrtuan bashkëpunimin mes Turqisë dhe Algjerisë në fusha të ndryshme, përfshirë tregtinë, energjinë dhe industrinë e mbrojtjes.

Erdogan tha se Turqia dëshiron të thellojë bashkëpunimin me Algjerinë në të gjitha fushat, duke vazhduar njëkohësisht përpjekjet për promovimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.

Presidenti turk gjithashtu i përcolli urimet për Kurban Bajramin presidentit Tebboune dhe popullit algjerian.

Related posts

Franca vendos për kryeministrin, por jo presidentin/ Çfarë ndodh me Emmanuel Macron pas këtyre zgjedhjeve?

admin

Grupi terrorist YPG/SDF vazhdon rrëmbimet duke synuar civilët arabë në Hasakah të Sirisë

Muhamet Ramadani

Djali i Haniyehs zotohet të vazhdojë të luftojë për liri

Muhamet Ramadani