RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Aksident me fatalitet në Gjilan, humb jetën një person

aksident-me-fatalitet-ne-gjilan,-humb-jeten-nje-person

Një person ka vdekur në qendrën emergjente në Gjilan si pasojë e lëndimeve të rënda trupore që ka pësuar nga aksidenti.

Policia përmes raportit 24 orësh bën të ditur se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, kurse i dyshuari vozitësi i veturës tjetër që dyshohet se ka shkaktuar aksident ka pësuar lëndime të lehta.

Njoftimi i plotë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Gjilan / 28.05.2026 – 08:25. Ka ndodhur aksident në trafik ndërmjet dy veturave me targa vendore me drejtues meshkuj kosovarë. Si pasojë e aksidentit viktima mashkull kosovar drejtues i veturës ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe raportohet se në qendrën emergjente në Gjilan ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, kurse i dyshuari vozitësi i veturës tjetër që dyshohet se ka shkaktuar aksident ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe pas tretmanit mjekësor me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Related posts

Nisin hetimet mbi dy aksidentet rrugore që shkaktuan 35 viktima në Turqi

admin

Zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme këtë mbrëmje

RTI

Trump: ShBA-ja tashmë prodhuesja më e madhe e naftës në botë

Kushtrim Guraj