RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Irani thotë se rrëzoi një dron ushtarak amerikan mbi ujërat e tij territorial

irani-thote-se-rrezoi-nje-dron-ushtarak-amerikan-mbi-ujerat-e-tij-territorial

Irani ka bërë të ditur se ka rrëzuar një dron të armatosur ushtarak amerikan të tipit MQ-1 Predator mbi ujërat e tij territoriale, transmeton Anadolu.

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) tha në një deklaratë të cituar nga agjencia shtetërore e lajmeve IRNA se mjeti ajror pa pilot hyri në hapësirën ajrore iraniane në atë që e përshkroi si një “operacion armiqësor” në orët e para të ditës së sotme.

Sipas deklaratës, droni u zbulua dhe u rrëzua nga sistemet e avancuara raketore të mbrojtjes ajrore të Iranit pasi kaloi në ujërat territoriale të vendit.

“Një dron agresiv MQ-1 që i përkiste ushtrisë amerikane, i cili hyri në hapësirën ajrore iraniane mbi ujërat territoriale me qëllim kryerjen e një operacioni armiqësor, u identifikua dhe u shkatërrua nga raketat moderne të mbrojtjes ajrore të IRGC-së në agimin e sotëm”, tha IRGC.

Nga atje paralajmëruan se Irani do të përgjigjet në mënyrë vendimtare ndaj çdo akti agresioni.

Related posts

OKB: Fëmijët po vdesin nga i ftohti në Gaza

Muhamet Ramadani

Sulmet e NATO-s në Beograd/ “Trysnia politike ndaj Prishtinës, shumë e rëndë”, gjenerali që udhëhoqi operacionin: Shkëputja e Kosovës u diktua nga…

admin

UNHCR: Intensifikimi i konfliktit ka zhvendosur përkohësisht deri në 3,2 milionë njerëz në Iran

Kushtrim Guraj