RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sekuestrohen substanca të rrezikshme narkotike në Pejë

sekuestrohen-substanca-te-rrezikshme-narkotike-ne-peje

Prokuroria Themelore në Pejë, në bashkëpunim me Njësitin për Luftimin e Narkotikëve në Pejë, ka realizuar sot një aksion të suksesshëm, gjatë të cilit janë sekuestruar substanca të ndryshme narkotike të cilat dyshohet se kishin ardhur nga shtete të huaja përmes shërbimeve postare.

Me urdhër të prokurorit të shtetit janë sekuestruar:60 copë LSD;10 copë Acetamil;2 gramë Crystal Meth;25 copë ekstazi. Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës, përkatësisht Njësiti për Luftimin e Narkotikëve në Pejë, ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, ndërsa brenda afateve ligjore do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me dispozitat përkatëse ligjore.

Prokuroria Themelore në Pejë mbetet e përkushtuar në luftimin e veprave penale që lidhen me narkotikët, mbrojtjen e shëndetit publik, veçanërisht të të rinjve nga rreziku i drogave, si dhe në identifikimin, kapjen dhe sjelljen para drejtësisë të personave të përfshirë në aktivitete të kundërligjshme.

Related posts

Termokosi pret raportin e ZRrE-së për tarifat e reja të ngrohjes

admin

Hagë, Haxhi Shala del sot para Dhomave të Specializuara

admin

“Vërtet zhgënjyese”, Torres: Kosova përballet me pasiguri të re politike

Irfan Jahiu