RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Intervistohet pronari i lokalit, dyshohet për manipulim të provave në incidentin në Skenderaj ku ishte i përfshirë Sami Lushtaku

intervistohet-pronari-i-lokalit,-dyshohet-per-manipulim-te-provave-ne-incidentin-ne-skenderaj-ku-ishte-i-perfshire-sami-lushtaku

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka hapur rast dhe ka intervistuar pronarin e lokalit në Skenderaj, ku më 14 maj kishte ndodhur një incident, në të cilin ishin përfshirë kryetari i kësaj komune, Sami Lushtaku dhe kryetari i degës së LVV-së, Hysni Mehani.

Këtë e ka konfirmuar për teve1.info zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni.

“Mund ta konfirmojmë se ndaj pronarit të lokalit ku ka ndodhur rasti është iniciuar rast për vepër penale manipulim me prova. Është intervistuar dhe është liruar në procedurë të rregullt”, ka deklaruar Preteni.

Mehani kishte akuzuar Sami Lushtakun për sulm fizik, të cilën kryetari i Skenderajt e kishte mohuar.

Pas rastit, Lushtaku dhe dy persona të tjerë ishin intervistuar nga Prokuroria si të dyshuar.

Ndërsa, Mehani kishte pranuar trajtim mjekësor.

Related posts

Çifti francez që tentoi t’i grabiste 29 kisha në 3 muaj

admin

Rrjetet shqiptare të drogës në Itali zëvendësojnë marijuanën me kokainën

Muhamet Ramadani

Gjermania forcon ushtrinë/ Bundestagu miraton blerjen e “dronëve kamikaze”! Si funksionon ky sistem ajror

admin