RTV AHIRETI
Uncategorized

Tragjedi në Holandë: Vetura përplas grupin e fëmijëve me biçikleta, tre të vdekur

tragjedi-ne-holande:-vetura-perplas-grupin-e-femijeve-me-bicikleta,-tre-te-vdekur

Tre persona, përfshirë dy fëmijë, kanë humbur jetën në një aksident të rëndë trafiku në Holandë, kur një automjet goditi një grup nxënësish që po zhvillonin një ekskursion me biçikleta, kanë bërë të ditur autoritetet lokale.

Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Vogelwaarde, jo shumë larg kufirit me Belgjikën, në provincën jugore holandeze Zeeland.

Sipas autoriteteve, një makinë është përplasur me një grup prej 14 fëmijësh me biçikleta dhe dy shoqërues të rritur, të cilët po merrnin pjesë në një kamp shkollor.

Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë humbur jetën, ndërsa katër fëmijë të tjerë janë plagosur rëndë dhe janë dërguar me urgjencë në spital. Autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur moshat e fëmijëve të përfshirë në ngjarje.

“Një makinë pasagjerësh u përplas me një grup prej 14 fëmijësh me biçikleta dhe dy shoqërues gjatë një kampi shkollor”, kanë thënë autoritetet lokale në një deklaratë.





Related posts

Serwer: E rëndësishme për Kosovën është anëtarësimi në NATO dhe BE, do të zgjidhte shumë probleme

Kushtrim Guraj

Embracing Opportunities to Lead Thoughtfully 

admin

SWE Research Division Celebrates a Decade of Service to the Engineering Community

Hevzi