RTV AHIRETI
Uncategorized

Protesta në Tiranë zgjerohet, i bashkohen edhe shqiptarë nga Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës

protesta-ne-tirane-zgjerohet,-i-bashkohen-edhe-shqiptare-nga-maqedonia-e-veriut-dhe-lugina-e-presheves

Protesta qytetare në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 12-të, me pjesëmarrje të shtuar nga qytetarët brenda dhe jashtë Shqipërisë. Mijëra protestues janë mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku kanë vijuar thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Këtë herë, protestës i janë bashkuar edhe shqiptarë nga Maqedonia e Veriut dhe Lugina e Preshevës, të cilët kanë shprehur solidaritet me protestuesit në kryeqytet, duke brohoritur thirrjet “Jemi bashkë”.

Gjatë marshimit, protestuesit kanë ngritur akuza ndaj qeverisë për korrupsion dhe keqqeverisje, ndërsa kërkesat për dorëheqjen e kryeministrit janë përsëritur vazhdimisht nga turma.

Në mes të protestës janë dëgjuar edhe thirrje për bojkot të rrjeteve sociale të politikanëve dhe mesazhe drejtuar qytetarëve për mobilizim të mëtejshëm.

Organizatorët dhe pjesëmarrësit kanë deklaruar se protestat do të vazhdojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre, ndërsa në bulevardin kryesor të kryeqytetit vijon marshimi i protestuesve në mënyrë paqësore.





Related posts

Aksident i tmerrshëm në Turqi: Autobusi përfshihet nga flakët, vdesin 8 persona mes tyre edhe një fëmijë

Kushtrim Guraj

Rritet sërish çmimi për kurban në Kosovë

Kushtrim Guraj

The Rooted Leader: Self-Leadership as a Strategic Advantage for Women in STEM

admin