RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sot nis ekzekutimi i 100 eurove për punëtorët e sektorit privat

sot-nis-ekzekutimi-i-100-eurove-per-punetoret-e-sektorit-privat

Punëtorët e sektorit privat pritet që gjatë ditës së sotme të marrin mbështetjen financiare prej 100 eurosh, e paraparë në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0.

Lajmi është konfirmuar nga zëvendësministri i Financave, Hysni Mehani, i cili ka bërë të ditur se procesi i transferimit të mjeteve për përfituesit pritet të realizohet gjatë ditës.

Përveç ekzekutimit të pagesave, autoritetet kanë sqaruar edhe çështjen e aplikimeve që kanë përmbajtur gabime. Sipas Mehanit, qytetarët që kanë hasur probleme ose kanë plotësuar të dhëna të pasakta nuk do të mbesin jashtë skemës së përfitimit.

Ai ka theksuar se këtyre aplikuesve do t’u jepet mundësia të riaplikojnë, ndërsa rastet e tyre do të shqyrtohen nga komisionet përgjegjëse.

Related posts

Trump thotë se bisedimet me Iranin po vazhdojnë “pa ndërprerje”

Muhamet Ramadani

Spanja përgatitet për evakuimin e trupave të dislokuara në Irak për shkak të shqetësimeve të sigurisë

Kushtrim Guraj

Kurti ndan pako ​tre milionë euro për komunitetet joshumicë

admin