RTV AHIRETI
Uncategorized

Arrestohet në Belgjikë shqiptari i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje dhe trafik droge

arrestohet-ne-belgjike-shqiptari-i-denuar-me-burgim-te-perjetshem-per-vrasje-dhe-trafik-droge

Në Belgjikë është arrestuar një shtetas shqiptar gjatë një operacioni ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, i zhvilluar në bashkëpunim mes autoriteteve shqiptare dhe atyre belge.

Sipas Policisë së Shtetit, i arrestuari është Gerd Gjinarari, 52 vjeç, i cili dyshohet se qëndronte në Belgjikë me dokumente italiane të falsifikuara.

Arrestimi është kryer pas shkëmbimit të informacioneve mes Policisë së Shtetit dhe Interpolit në Bruksel.

Sipas vendimeve të gjykatave shqiptare dhe italiane, Gjinarari është dënuar me burgim të përjetshëm për vepra të rënda penale, përfshirë vrasje me paramendim, trafik droge dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Autoritetet kanë bërë të ditur se vijon bashkëpunimi për procedurat e ekstradimit të tij drejt Shqipërisë.





Related posts

Philadelphia-Area SWE Sections Celebrate 75 Years of SWE

SWE Diverse Podcast Ep 236: The State of Gender Equity in STEM With Gender Scan Founder Claudine Schmuck

Serwer: E rëndësishme për Kosovën është anëtarësimi në NATO dhe BE, do të zgjidhte shumë probleme

Kushtrim Guraj