RTV AHIRETI
Shëndetësi

80% e pacientëve gënjejnë mjekët

Askush nuk është i përkryer, mirëpo askush prej nesh nuk duam që mjekët tanë ta kuptojnë këtë gjë.

Nga 60% deri në 80% e pacientëve gënjejnë mjekët e tyre lidhur me ushtrimet që bëjnë, sa shumë konsumojnë alkool, me çka ushqehen, konsumimin e duhanit apo të drogave dhe gjithçka tjetër qe i bëjnë të duken keq.

Ndërsa një e treta e pacientëve nuk kërkojnë sqarime shtesë kur nuk kuptojnë diçka apo nuk pajtohen me rekomandimet e mjekut.

Këto rezultate janë parë pas realizimit të një studimi në Universitetin e Utah Health, ku janë anketuar rreth pesë mijë amerikanë në lidhje me atë se çfarë bisedojnë me mjekët.

Sipas studimi arsyeja më e madhe e gënjeshtrave është se atyre u bën përshtypje opinioni i mjekëve dhe se nuk dëshirojnë të dëgjojnë ligjërata nga ta.

Related posts

Mjekja tregon se kur duhet të hani mëngjes nëse dëshironi të humbni peshë

Muhamet Ramadani

Ndryshimet klimatike po kontribuojnë në zhvillimin e mikrobeve të rrezikshme në organizëm

Muhamet Ramadani

Shifra alarmante, dy të vdekur dhe 1,793 raste të reja me coronavirus

admin