RTV AHIRETI
Uncategorized

Ngjarje e rëndë në Gjermani: Vdes njëvjeçarja pasi mbeti për orë të tëra e mbyllur në veturë

ngjarje-e-rende-ne-gjermani:-vdes-njevjecarja-pasi-mbeti-per-ore-te-tera-e-mbyllur-ne-veture

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Gjermaninë, ku një vajzë njëvjeçare ka humbur jetën pasi ka qëndruar për disa orë e mbyllur në një automjet të parkuar në qytetin Schorndorf, në landin Baden-Württemberg.

Sipas mediave gjermane dhe informacioneve paraprake nga hetimet, dyshohet se fëmija është harruar në automjet nga nëna e saj 44-vjeçare.

Policia ka bërë të ditur se të mërkurën, rreth orës 14:50, ka pranuar një njoftim për një fëmijë pa shenja jete në një makinë të parkuar në rrugën “Richard-Kapphan”. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur ekipet emergjente, të cilat kanë nisur përpjekjet për reanimim.

Megjithatë, pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të mjekëve, vajza nuk ka arritur të mbijetojë dhe është shpallur e vdekur.

Sipas të dhënave të deritanishme, nëna e ka gjetur fëmijën vetëm në orët e pasdites, disa orë pasi e kishte lënë në automjet.

Autoritetet gjermane kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa pritet të përcaktohet saktësisht koha sa ka qëndruar fëmija brenda automjetit.





Related posts

SWE Diverse Podcast Ep 221: Celebrating Women Engineers in Government and Public Service

Arrestohen katër të dyshuar për dallavere me patentë shoferë

Kushtrim Guraj

Publikohen pamjet tronditëse të rrëzimit të avionit të UPS-it në SHBA ku humbën jetën 15 persona

Kushtrim Guraj