RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti i Iranit paralajmëron kundër përçarjes pas bisedimeve me SHBA-në

presidenti-i-iranit-paralajmeron-kunder-percarjes-pas-bisedimeve-me-shba-ne

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian paralajmëroi sot kundër asaj që ai i quajti mesazhe që mund të nxisin përçarje brenda Iranit, në komentet e tij të para pas fillimit të bisedimeve SHBA-Iran në Zvicër, transmeton Anadolu.

Në një fjalim në Teheran, Pezeshkian tha se delegacioni negociator iranian iu bashkua bisedimeve me SHBA-në në Zvicër “pa ofruar asnjë lëshim”, njoftoi agjencia e lajmeve ISNA.

“Çdo mesazh që çon në përçarje dhe mosmarrëveshje i shërben armikut”, tha ai duke iu referuar kritikave të brendshme për negociatat me Washingtonin.

“Irani nuk do të tërhiqej nëse pala tjetër do të shpërfillte të drejtat e tij gjatë negociatave”, tha Pezeshkian duke cituar se SHBA-ja ishte tërhequr në dosjen e Libanit në përgjigje të një kërkese iraniane gjatë bisedimeve.

“Janë arritur disa zhvillime pozitive”, shtoi ai.

Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi tha sot se negociatat me SHBA-në në Zvicër, të lehtësuara nga Pakistani dhe Katari dhanë “progres të rëndësishëm” drejt përfundimit të luftës në Liban dhe lehtësimit të presionit mbi ekonominë e Iranit.

Related posts

Eurokomisioneri Varhelyi në Turqi do të nënshkruajnë pako të mbështetjes për refugjatët prej 781 milionë euro

Muhamet Ramadani

Dogana sekuestron 380 fishekë në një lokal në Prishtinë

RTI

Lirohen për qarkullim tri pikat kufitare me Serbinë

admin