Kina tha sot se është e gatshme të ofrojë ndihmë për Venezuelën pas dy tërmeteve të fuqishme që goditën vendin e Amerikës së Jugut, ku dhjetëra persona humbën jetën dhe qindra të tjerë u plagosën, transmeton Anadolu.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Guo Jiakun u shprehu “ngushëllime të sinqerta” qeverisë venezueliane dhe njerëzve të prekur nga tërmetet. “Kina është e gatshme të ofrojë ndihmë brenda kapacitetit të saj në përputhje me nevojat e Venezuelës në fazën tjetër”, shtoi Guo.
Venezuela shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të mërkurën vonë pas një tërmeti me magnitudë 7.2 ballë dhe një tërmet 7.5 ballë që shkatërroi pjesë të vendit, duke vrarë të paktën 32 persona dhe duke plagosur rreth 700 të tjerë.
Guo tha se nuk janë raportuar viktima kineze nga tërmetet. Udhëheqësit botërorë i kanë shprehur ngushëllimet Venezuelës për humbjen e jetëve dhe kanë premtuar mbështetje për përpjekjet e kërkim-shpëtimit.
“Kina është e bindur se nën udhëheqjen e qeverisë venezueliane, populli venezuelian me siguri do ta kapërcejë katastrofën dhe do të rindërtojë shtëpitë e tyre në një datë të hershme”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme.

