RTV AHIRETI
Uncategorized

Kosova dhe Austria nënshkruajnë marrëveshje për lehtësimin e punësimit të familjarëve të diplomatëve

kosova-dhe-austria-nenshkruajne-marreveshje-per-lehtesimin-e-punesimit-te-familjareve-te-diplomateve

Republika e Kosovës dhe Republika e Austrisë kanë nënshkruar një marrëveshje të re dypalëshe që u mundëson anëtarëve të familjeve të personelit diplomatik dhe konsullor të ushtrojnë veprimtari fitimprurëse gjatë periudhës së shërbimit në vendin pritës.

Marrëveshja u firmos nga Zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Kreshnik Ahmeti, dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë Federale për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Nikolaus Marschik.

Sipas njoftimit zyrtar, marrëveshja synon të krijojë kushte më të favorshme për familjet e diplomatëve të të dyja vendeve, duke lehtësuar integrimin e tyre dhe qëndrimin gjatë misioneve diplomatike.

Pas nënshkrimit, palët zhvilluan një takim ku diskutuan për thellimin e bashkëpunimit bilateral, marrëdhëniet ekonomike dhe institucionale, si dhe zhvillimet politike dhe të sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë.

Në kuadër të vizitës u mbajtën edhe konsultime politike mes ministrive të jashtme të dy vendeve, ku u trajtuan marrëveshjet në proces, organizimi i një forumi të ardhshëm ekonomik Kosovë–Austri dhe progresi i Kosovës në rrugën e integrimit evropian.

Të dyja palët rikonfirmuan gatishmërinë për vazhdimin e dialogut dhe forcimin e bashkëpunimit përmes nismave të reja konkrete.





Related posts

Thirrje për protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

Kushtrim Guraj

Rebuilding an Engineering Career With SWE

Kushtrim Guraj

From Engineer to Ecosystem Builder: Advancing Women in STEM Beyond Borders

RTI