RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Koci paralajmëron qytetarët që udhëtojnë në Serbi: Kujdes me postimet në rrjetet sociale

koci-paralajmeron-qytetaret-qe-udhetojne-ne-serbi:-kujdes-me-postimet-ne-rrjetet-sociale

Avokati Arianit Koci u ka bërë thirrje qytetarëve që planifikojnë të udhëtojnë ose të kalojnë tranzit nëpër Serbi të kenë kujdes me përmbajtjet që kanë publikuar në rrjetet sociale dhe platformat e tjera publike në internet.

Përmes një postimi në Facebook, Koci ka theksuar se komentet që mund të konsiderohen fyese, kërcënuese ose që interpretohen si nxitje e urrejtjes mund të tërheqin vëmendjen e autoriteteve serbe dhe të kenë pasoja juridike.

“Për ata që udhëtojnë nëpër Serbi. Nëse kaloni tranzit ose qëndroni në Serbi, keni parasysh se komentet që mund të keni publikuar në rrjete sociale, forume apo platforma të tjera publike në internet – nëse janë fyese, kërcënuese ose mund të interpretohen si nxitje e urrejtjes, mund të kenë pasoja juridike.
Në disa raste, përmbajtje të tilla mund të jenë objekt i interesimit të autoriteteve serbe”, ka shkruar Koci.

Sipas tij, në varësi të rrethanave konkrete dhe legjislacionit në fuqi në Serbi, qytetarët mund të ndalohen për verifikim, të intervistohen dhe, nëse autoritetet vlerësojnë se ekziston bazë ligjore, të përballen me procedura penale ose për kundërvajtje.

“Varësisht nga rrethanat konkrete dhe legjislacioni që zbatohet, mund të ndaloheni, të intervistoheni dhe, nëse sipas legjislacionit të tyre ekziston bazë ligjore, të procedoheni penalisht ose për kundërvajtje”, ka përfunduar a

Related posts

Regjimi sirian i Assadit emëron ambasador në Arabinë Saudite pas 11 vjetësh ndërprerje

admin

Largimi i Joe Biden nga gara presidenciale, i pari në histori që prej tërheqjes së Lyndon Johnson në 1968

admin

Periudha pas zgjedhore në Kosovë/ Analiza e REL: Votat rinumërohen, koha për institucionet shkurtohet

admin