RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pakistani u bën thirrje palëve të respektojnë armëpushimin në Lindjen e Mesme

pakistani-u-ben-thirrje-paleve-te-respektojne-armepushimin-ne-lindjen-e-mesme

Pakistani ka kërkuar që “të gjitha palët” të respektojnë armëpushimin në Lindjen e Mesme, në një kohë kur rifillimi i përplasjeve mes SHBA-së dhe Iranit po e tensionon marrëveshjen e brishtë të paqes, transmeton Anadolu.

Ministria e Punëve të Jashtme e Pakistanit njoftoi se kjo çështje u diskutua në një bisedë telefonike mes ministrit pakistanez, Ishaq Dar dhe shefes së politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, ku u trajtua “situata rajonale që po zhvillohet me shpejtësi”.

Në bisedën telefonike, Kallas vlerësoi përpjekjet e Pakistanit për ndërmjetësim në arritjen e marrëveshjes SHBA–Iran, të njohur si “Memorandumi i Mirëkuptimit i Islamabadit”, por shprehu shqetësim serioz për shkeljet e fundit të armëpushimit, duke theksuar nevojën për mbajtjen hapur të kanaleve të komunikimit.

Nga ana e tij, ministri Dar theksoi se është e domosdoshme që të gjitha palët të respektojnë marrëveshjen e armëpushimit.

Këto deklarata vijnë pas sulmeve të reja iraniane ndaj objektivave amerikane në rajon, përfshirë Bahreinin dhe Kuvajtin. Bahreini njoftoi se ka interceptuar dhe shkatërruar disa raketa dhe dronë iranianë.

Ndërkohë, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) deklaroi se kishte shënjestruar pozicione amerikane në rajon, në përgjigje të sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit.

Pakistan thuhet se ka luajtur një rol ndërmjetësues në përpjekjet për t’i dhënë fund konfliktit të nisur më 28 shkurt.

Related posts

Kovaçevski: Europa duhet të jetë e bashkuar, nuk mund të ecë përpara pa ballkanin

Muhamet Ramadani

Lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq

Muhamet Ramadani

Kurti publikon për herë të parë letrën ku kishte kërkuar lirimin e krerëve të UÇK-së: S’ka arsye ligjore e as morale që të mbahen më tej

RTI