RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti në Bondsteel në ceremoninë e ndërrimit të komandës: Roli i SHBA-së dhe KFOR-it mbetet kyç për paqen dhe sigurinë në Kosovë

kurti-ne-bondsteel-ne-ceremonine-e-nderrimit-te-komandes:-roli-i-shba-se-dhe-kfor-it-mbetet-kyc-per-paqen-dhe-sigurine-ne-kosove

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka marrë pjesë në ceremoninë e pranimit të Komandës së Grupit për Mbështetje Rajonale në Ballkan të Ushtrisë Amerikane nga Koloneli Kurt A. Rorvik, në Kampin Bondsteel në Ferizaj, njoftoi Zyra e Kryeministrit.

Grupi për Mbështetje Rajonale në Ballkan, siç tha ZKM, shërben në kuadër të Ushtrisë Amerikane për Evropën duke ofruar mbikëqyrje teknike, ekspertizë dhe ndihmë për Komandën Rajonale – Lindje në Kampin Bondsteel, në kuadër të KFOR-it.

“Roli i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe KFOR-it në përgjithësi ka qenë dhe mbetet i pazëvendësueshëm në ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në vend dhe rajon”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Related posts

Presidenti Zelensky: Ukraina nuk po humb luftën

Kushtrim Guraj

Hasani: Sllovenia ka qenë një avokate e fuqishme për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor

Muhamet Ramadani

Osmani propozon program kombëtar për ushtrinë

Muhamet Ramadani