RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetShëndetësi

IKSHPK apelon për vaksinimin kundër fruthit

ikshpk-apelon-per-vaksinimin-kunder-fruthit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë thirrje për vaksinimin e fëmijëve kundër fruthit, duke theksuar se kjo sëmundje është shumë ngjitëse dhe mund të shkaktojë komplikime serioze, por mund të parandalohet në mënyrë efektive përmes vaksinës MMR.

Për të ndihmuar prindërit dhe kujdestarët të marrin informata të sakta dhe të bazuara në dëshmi shkencore, IKSHPK ka publikuar një material informues me përgjigje për pyetjet më të shpeshta lidhur me fruthin dhe vaksinën MMR.

Sipas institutit, materiali përfshin informacione mbi mënyrën e përhapjes së fruthit, simptomat dhe komplikimet e sëmundjes, sigurinë dhe efektivitetin e vaksinës MMR, orarin e vaksinimit sipas kalendarit të rregullt në Kosovë, si dhe sqarime për mitet dhe keqinformimet më të përhapura rreth kësaj vaksine.

IKSHPK u ka bërë thirrje qytetarëve që ta lexojnë dhe ta shpërndajnë materialin informues me familjarët dhe miqtë, me qëllim që sa më shumë prindër të informohen drejt dhe të kontribuojnë në mbrojtjen e fëmijëve dhe komunitetit nga fruthi.

Related posts

Përmbyten 2 gomone me emigrantë në brigjet e Italisë, 2 të vdekur dhe dhjetëra të zhdukur

Muhamet Ramadani

Netanyahu zotohet se Izraeli do të vazhdojë sulmet ndaj Hamasit dhe Hezbollahut

admin

​Serbia sërish tenton të ndërhyjë në zgjedhjet në Kosovë, kërkon vota për Listën Serbe

admin