RTV AHIRETI
Uncategorized

FSK përfaqësohet me 45 ushtarakë në një ushtrim ndërkombëtar në Kroaci

fsk-perfaqesohet-me-45-ushtarake-ne-nje-ushtrim-nderkombetar-ne-kroaci

Forca e Sigurisë së Kosovës është përfaqësuar me 45 ushtarakë në një ushtrim të madh ndërkombëtar të mbajtur në Kroaci, ku kanë marrë pjesë edhe mijëra ushtarë kroatë dhe pjesëtarë të vendeve aleate të NATO-s.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili ka ndjekur aktivitetin me ftesë të autoriteteve kroate, ka vlerësuar paraqitjen e kontingjentit të FSK-së.

“Jam veçanërisht krenar që Republika e Kosovës u përfaqësua denjësisht nga kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, i përbërë nga 45 ushtarakë, të organizuar në një tog luftarak të këmbësorisë dhe elementë të mbështetjes logjistike, përfshirë shoferë dhe kuzhinierë. Gjatë gjithë stërvitjes, pjesëtarët tanë dëshmuan profesionalizëm, disiplinë dhe përkushtim të lartë, duke konfirmuar se Forca e Sigurisë së Kosovës zotëron aftësitë dhe kapacitetet për të vepruar me sukses krah për krah me ushtritë aleate dhe partnere”, ka shkruar Maqedonci.





Related posts

OVL-UÇK: Ligjërata e Dhomave të Specializuara, përpjekje për “kontroll të dëmit” ndaj imazhit të tyre

Kushtrim Guraj

Hargreaves njofton takimin e ministrit britanik me komandantin e KFOR-it, në fokus siguria në Kosovë

Kushtrim Guraj

“Mission Unstoppable”: Meet Tayah Allen, SWE Collegiate Member