RTV AHIRETI
LajmeLajmetRajon dhe Botë

Erdogan pret kryeministrin pakistanez në Stamboll

erdogan-pret-kryeministrin-pakistanez-ne-stamboll

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, priti sot kryeministrin e Pakistanit, Shehbaz Sharif, në Pallatin Vahdettin në Stamboll, transmeton Anadolu.

Pas ceremonisë zyrtare të pritjes, të dy liderët vazhduan me një takim bilateral.

Në takimin me dyer të mbyllura morën pjesë ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan, kreu i Organizatës Kombëtare të Inteligjencës Ibrahim Kaln, Drejtori i Komunikimeve Burhanettin Duran dhe këshilltari kryesor i presidentit Akif Çagatay Kiliç.

Pas takimit bilateral, pritet që liderët të zhvillojnë edhe një takim në nivel delegacionesh.

Erdogan dhe Sharif gjithashtu do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp.

Related posts

Presidenti Erdogan takohet me familjen e 6-vjeçares Hind Rajab që u vra në sulmin izraelit në Gaza

RTI

UNICEF përsërit thirrjen për armëpushim pasi numri i fëmijëve të vrarë në Gaza tejkalon 14 mijë

Muhamet Ramadani

Liderët e Gjirit organizojnë samit emergjent në Arabinë Saudite për të diskutuar tensionet rajonale

Muhamet Ramadani