RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB paralajmëron se Al Obeid në Sudan rrezikon të ketë fatin e Al Fasherit

okb-paralajmeron-se-al-obeid-ne-sudan-rrezikon-te-kete-fatin-e-al-fasherit

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin ka paralajmëruar se qyteti Al Obeid, kryeqendra e shtetit të Kordofanit të Veriut në Sudan, mund të përballet me të njëjtin fat si Al Fasher nëse vazhdojnë sulmet e Forcat e Mbështetjes së Shpejtë.

Shefi i misionit të IOM-it në Sudan, Mohamed Refaat, tha se më shumë se 500 mijë banorë të Al Obeid kanë nevojë për ndihmë humanitare dhe se komuniteti ndërkombëtar duhet të veprojë menjëherë për të shmangur një katastrofë të re humanitare.

Prej rreth një muaji, Al Obeid është goditur vazhdimisht nga sulme me dronë të RSF-së, të cilat kanë shënjestruar termocentralin kryesor, depot e karburantit dhe objekte të tjera civile, duke shkaktuar dhjetëra të vrarë dhe të plagosur.

Edhe Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar për rrezikun e përshkallëzimit të krizës në Al Obeid, duke i bërë thirrje RSF-së të ndalojë sulmet ndaj qytetit. Sipas OKB-së, sulmet me dronë në rajonin e Kordofanit kanë vrarë të paktën 880 civilë gjatë periudhës janar–prill 2026. /mesazhi

Related posts

Stuhia sjell rreziqe përmbytjesh në Gaza, kërcënon tendat e brishta që strehojnë qindra mijëra palestinezë

admin

Kurti: U konfirmua se Kosova plotëson të gjitha parakushtet për anëtarësim në KiE

admin

“Nuk ishim të dehur!”- I riu italian humbi jetën në Velipojë pasi u përplas me Jet Ski me kunatin e tij, flet e dashura e 19-vjeçarit: Vëllai im nuk ka faj, ai u hodh në det, por…

admin