RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

SHBA revokon licencën që lejonte shitjen e naftës iraniane pas sulmeve në Ngushticën e Hormuzit

shba-revokon-licencen-qe-lejonte-shitjen-e-naftes-iraniane-pas-sulmeve-ne-ngushticen-e-hormuzit

Departamenti i Thesarit ka bërë të ditur se SHBA-ja ka revokuar licencën që autorizonte shitjen e naftës iraniane sipas një marrëveshjeje me Teheranin, pas sulmeve të fundit iraniane pranë Ngushticës së Hormuzit, transmeton Anadolu.

“Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja (OFAC) e Departamentit të Thesarit po revokon Licencën e Përgjithshme X lidhur me Iranin”, tha departamenti në një deklaratë.

Kjo licencë lejonte prodhimin, transportin dhe shitjen e naftës iraniane.

Transmetuesi i lajmeve financiare CNBC citoi një zyrtar amerikan të ketë thënë:

“Siç kanë pohuar vazhdimisht presidenti Trump dhe administrata, memorandumi i mirëkuptimit në fuqi me Iranin bazohet tërësisht në respektimin e kushteve nga pala tjetër”, transmetuesi i lajmeve financiare CNBC duke cituar një zyrtar amerikan.

Dje, një zyrtar amerikan i tha CNBC-së se memorandumi i mirëkuptimit në fuqi me Iranin bazohet tërësisht në performancë dhe zbatim”.

“Irani do të përfitojë vetëm nëse tregon sjellje të mire. Veprimet e Iranit në Ngushticë ishin plotësisht të papranueshme për SHBA-në dhe do të përballen me pasoja”, shtoi zyrtari.

Ky vendim erdhi pasi tre anije tregtare u goditën ditët e fundit nga raketa iraniane ndërsa kalonin pranë Ngushticës së Hormuzit, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme, por pa viktima.

Ngushtica është një nga pikat më të rëndësishme strategjike të transportit energjetik në botë, përmes së cilës kalon një pjesë e konsiderueshme e eksporteve globale të naftës dhe gazit natyror të lëngshëm nga vendet prodhuese të Gjirit.

Related posts

Parlamenti Evropian miraton rezolutën që e shpall Rusinë “spozorizuese të terrorizmit”

admin

Forcat e Mobilizimit Popullor të Irakut: Vriten 20 pjesëtarë të grupit në sulmet ajrore SHBA-Arabi Saudite

Kushtrim Guraj

Publikohen pamjet pak para atentatit/ Autori që qëlloi Donald Trump shfaqet i armatosur dhe i shtrirë në çatinë e një ndërtese! U ekzekutua nga Shërbimi Sekret

admin