RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kinë, përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut shkaktojnë 39 viktima

kine,-permbytjet-dhe-rreshqitjet-e-dheut-shkaktojne-39-viktima

Të paktën 39 persona kanë humbur jetën dhe nëntë të tjerë mbeten të zhdukur për shkak të përmbytjeve, të cilat shkaktuan gjithashtu një çarje të rezervuarit në jug të Kinës, thanë sot autoritetet lokale, transmeton Anadolu.

Viktimat u raportuan në të gjithë rajonin autonom Guangxi Zhuang, i cili kufizohet me Vietnamin, raportuan mediat shtetërore. Çarja ndodhi në rezervuarin Liulan në kryeqytetin rajonal Nanning, thanë zyrtarët.

Përpjekjet e kërkimit, shpëtimit dhe ndihmës janë duke vazhduar. Disa pjesë të Kinës kanë përjetuar stuhi të forta, shira të rrëmbyeshëm, rrëshqitje dheu dhe përmbytje në ditët e fundit.

Gjithashtu rreth 900 gjarpërinj u arratisën nga një fermë në zonën Hengzhou të rajonit autonom pasi përmbytjet shkaktuan shembjen e mureve të saj.

Në provincën veriperëndimore Gansu, të paktën 21 persona humbën jetën kur një rrëshqitje dheu goditi një fshat në qarkun Tanchang, njoftoi media shtetërore të mërkurën.

Related posts

Dëgjohen vazhdimisht të shtëna armësh në veri

admin

Bllokohen 24 prona në Prishtinë, Graçanicë dhe Novobërdë dhe 11 vila

admin

Talat Xhaferi i mbijeton mocionit të mosbesimit

admin