India dhe Australia nënshkruan sot një pakt për të lehtësuar eksportet e uraniumit ndërsa të dy vendet u zotuan të thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, transmeton Anadolu.
Kjo erdhi pasi kryeministri indian Narendra Modi mbërriti në Melburn, ku u prit nga kryeministri australian Anthony Albanese për një samit të liderëve.
Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar pas takimit thuhet se liderët mirëpritën “nënshkrimin e marrëveshjes administrative për të mundësuar eksportet e uraniumit në Indi për qëllime paqësore sipas Marrëveshjes së Bashkëpunimit Bërthamor Australi-Indi 2015”.
“Marrëveshja lehtëson eksportet e uraniumit australian në Indi për të ndihmuar në rritjen e pjesës së kapacitetit të energjisë jo-fosile, duke ofruar një treg shtesë për sektorin e burimeve australian”, thekson deklarata.
“Ne mezi presim të bëhemi furnizues i besueshëm i uraniumit në Indi”, tha Albanese.
Të dy liderët “riafirmuan se bashkëpunimi i mbrojtjes dhe sigurisë është një gurthemel i partneritetit në një mjedis strategjik gjithnjë e më kompleks”.
Marrëdhëniet Australi-Indi u përmirësuan në një “partneritet strategjik gjithëpërfshirës” në qershor 2020.
India është partneri i pestë më i madh tregtar i Australisë, me shërbime të vlerësuara në 54.4 miliardë dollarë në 2024-2025.

