RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Tajvani regjistron periudhën më të gjatë të rënies së popullsisë

tajvani-regjistron-periudhen-me-te-gjate-te-renies-se-popullsise

Popullsia e Tajvanit ka shënuar rënie për të 30-in muaj radhazi, duke regjistruar periudhën më të gjatë të tkurrjes demografike, sipas të dhënave të publikuara të premten nga Ministria e Brendshme, transmeton Anadolu.

Sipas të dhënave, gjatë gjysmës së parë të vitit u regjistruan vetëm 46.344 lindje, krahasuar me 55.375 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në fund të muajit të kaluar, popullsia e Tajvanit arriti në 23,24 milionë banorë, mbi 100 mijë më pak se një vit më parë.

Sipas “Bloomberg News”, kjo është periudha më e gjatë e rënies së popullsisë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Tajvani u bë zyrtarisht vitin e kaluar një shoqëri super e plakur, që do të thotë se personat 65 vjeç e lart përbëjnë më shumë se 20 për qind të popullsisë.

Në fund të qershorit 11,34 për qind e popullsisë ishte e moshës 0-14 vjeç, 68,18 për qind e moshës 15-64 vjeç dhe 20,49 për qind ishte 65 vjeç e lart.

Taipei kishte përqindjen më të lartë të të moshuarve, me 24,61 për qind të popullsisë së tij mbi 65 vjeç ndërsa qarku Hsinchu kishte përqindjen më të ulët, me 15,38 për qind. Në qershor u regjistruan 7.324 lindje, më pak se një vit më parë, por më shumë se në maj.

Qyteti Hsinchu kishte normën më të lartë të lindshmërisë, me 5,05 lindje për 1.000 banorë ndërsa Keelung normën më të ulët, me 2,2 për 1.000 banorë.

Gjatë të njëjtit muaj u regjistruan 16.340 vdekje, me normën e vdekshmërisë që arriti në 8,55 për 1.000 banorë. Sa i përket migracionit, 65.101 persona hynë në Tajvan ndërsa 65.161 u larguan, duke rezultuar në një bilanc negativ prej 60 personash.

Related posts

Burimi libanez: Po zhvillohen kontakte për të ndaluar përshkallëzimin izraelit në prag të bisedimeve në Washington

Kushtrim Guraj

Presidenti Erdoğan priti Dukën e Edinburgut, Princin Edward

Muhamet Ramadani

Trump: Izraeli dhe kryeministri Netanyahu të papërgatitur për sulmin e Hamasit

Muhamet Ramadani