RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Premtimi i Trump për raketat “Patriot” kërkon kohë, Ukraina përballet me zgjedhje të vështira

premtimi-i-trump-per-raketat-“patriot”-kerkon-kohe,-ukraina-perballet-me-zgjedhje-te-veshtira

Premtimi i presidentit amerikan, Donald Trump për t’i siguruar Ukrainës të drejtën për të prodhuar raketa amerikane të mbrojtjes ajrore “Patriot” është një fitore politike për presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, por zbatimi i tij mund të kërkojë të paktën një vit, sipas ekspertëve të mbrojtjes, raportoi “Reuters”.

Ndërkohë, mungesa e vazhdueshme e raketave interceptuese, do ta detyrojë Kievin të vendosë se cilat objektiva duhet të mbrojë më parë, ndërsa Rusia vazhdon sulmet ndaj qyteteve dhe infrastrukturës energjetike ukrainase.

Trump e bëri premtimin gjatë takimit me Zelensky në samitin e NATO-s në Ankara, një sinjal i rëndësishëm mbështetjeje pas tensioneve të mëparshme mes tyre.

Related posts

Vjenë: Pyetjet rreth shamisë në intervistë pune përbëjnë diskriminim

Muhamet Ramadani

Numri i vdekjeve në Mesdhe është më i larti që nga viti 2017

admin

Ngërçi politik në Kosovë/ PDK dhe Aleanca sërish në Kuvend: Shteti nuk është pronë private e askujt

admin