RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kuvajti dënon sulmet iraniane, i quan “përshkallëzim i rrezikshëm” dhe “shkelje e rëndë” e sovranitetit

kuvajti-denon-sulmet-iraniane,-i-quan-“pershkallezim-i-rrezikshem”-dhe-“shkelje-e-rende”-e-sovranitetit

Kuvajti dënoi sulmet iraniane ndaj territorit të tij, duke i quajtur “përshkallëzim i rrezikshëm” që shton tensionet dhe paqëndrueshmërinë në Lindjen e Mesme, transmeton Anadolu.

“Këto sulme pasqyrojnë një qasje armiqësore të vazhdueshme dhe të përsëritur dhe përbëjnë shkelje të rëndë” të sovranitetit të Kuvajtit, tha Ministria e Jashtme në platformën sociale amerikane X.

Duke theksuar se sulmet janë kryer në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, ministria tha se Kuvajti “ruan të drejtën e plotë për të marrë të gjitha masat e nevojshme për të mbrojtur sigurinë e tij”, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe Kartën e OKB-së.

Herët të dielën, Teherani tha se ka kryer sulme ndaj objekteve ushtarake amerikane në vendet e rajonit, përfshirë Katarin, si hakmarrje ndaj sulmeve të Washingtonit kundër objektivave iraniane.

Kjo ndodhi pasi Komanda Qendrore e Ushtrisë së SHBA-së (CENTCOM) tha se kishte goditur rreth 140 objektiva në Iran, pas një tjetër sulmi iranian ndaj një anijeje tregtare në Ngushticën e Hormuzit.

Related posts

Maqedoni e Veriut, kryeparlamentari Mitreski shpall zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare

admin

Osmani udhëton për Islandë

Muhamet Ramadani

Kamala Harris merr mbështetjen e 88 drejtuesve të korporatave të mëdha amerikane! Donald Trump fiton përkrahjen e organizatës më të madhe të policisë

admin