RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump: Ngushtica e Hormuzit është e hapur për trafik komercial

trump:-ngushtica-e-hormuzit-eshte-e-hapur-per-trafik-komercial

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar të dielën për NBC News se Ngushtica e Hormuzit është e hapur për trafik komercial, pavarësisht se Irani më parë kishte pretenduar se e kishte mbyllur rrugën ujore “deri në njoftim të mëtejshëm” pas përshkallëzimit të fundit në luftime.

Trumpi ka thënë se iranianët janë njerëz të sëmurë, të cilët sipas tij, hoqën dorë nga gjithçka që u dakordua mes dy vendeve ditë më parë.

“Është e hapur. I bombarduam rëndë mbrëmë. Janë njerëz shumë, shumë të këqij dhe të sëmurë. Patëm takime me ta… dje ranë dakord për një marrëveshje, një marrëveshje të përsosur për ne. As armë bërthamore, as kjo, as ajo, asgjë fare. Ata hoqën dorë nga gjithçka, por më pas dolën nga dhoma dhe, brenda një ore, lëshuan një dron kundër një anijeje”, ka thënë Trumpi.

Deklarata e tij vjen pas përshkallëzimeve të fundit mes SHBA-së dhe Iranit, të cilat kanë sulmuar njëra-tjetrën edhe të dielën.

SHBA-ja ka sulmuar Iranin si kundërpërgjigje për një sulm iranian ndaj një anijeje në Ngushticën e Hormuzit.

Ndërkaq Irani është kundërpërgjigjur duke sulmuar disa vende të Gjirit, përfshirë Bahreinin, Kuvajtin, Katarin dhe Omanin.

Related posts

Kanë kaluar çerek shekulli nga Marrëveshja e Ohrit që i dha fund konfliktit të armatosur në Maqedoninë e Veriut

Muhamet Ramadani

SHBA kryen stërvitjen e parë ushtarake në Venezuelë pas rrëzimit të Maduros

Kushtrim Guraj

Sulmi terrorist në Moskë, shkon në 140 numri i viktimave

admin