RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gaza: Numri i të vrarëve rritet në 73.223, mbi 173 mijë të plagosur

gaza:-numri-i-te-vrareve-rritet-ne-73.223,-mbi-173-mije-te-plagosur

Burime mjekësore në Rripin e Gazës njoftuan se numri i palestinezëve të vrarë që nga fillimi i ofensivës izraelite, më 7 tetor 2023, ka arritur në 73.223, ndërsa numri i të plagosurve është rritur në 173.654.

Sipas burimeve, gjatë 24 orëve të fundit spitalet në Gaza kanë pranuar dy trupa të pajetë dhe 11 persona të plagosur.

Po sipas të njëjtave burime, që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 11 tetor të vitit të kaluar, janë vrarë 1.100 persona, janë plagosur 3.546 të tjerë, ndërsa gjatë kësaj periudhe janë nxjerrë nga rrënojat edhe 800 trupa.

Burimet mjekësore shtuan se shumë viktima vazhdojnë të mbeten nën rrënoja ose në rrugë, ndërsa ekipet e ambulancës dhe të mbrojtjes civile nuk kanë mundësi t’u qasen për shkak të situatës në terren. /mesazhi

Related posts

Reagon ashpër Kurti pas dorëheqjeve: Vuçiqi ka gënjyer amerikanët dhe evropianët

admin

Lufta Rusi–Ukrainë: Zhvillimet kryesore të ditës së 1,384

Muhamet Ramadani

“Ishte e neveritshme!”- Një çift kapet duke bërë seks para pasagjerëve gjatë fluturimit për në Dublin, udhëtarët: Në avion kishte fëmijë që…

admin