RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetShëndetësi

QKUK: Rreth 70 pacientë kërkuan ndihmë mjekësore nga helmimi në ushqim

qkuk:-rreth-70-paciente-kerkuan-ndihme-mjekesore-nga-helmimi-ne-ushqim

Klinika Infektive ka bërë të ditur se nga dita e premte, më 10.07.2026,kanë filluar të paraqiten pacientë me simptoma të dyshuara të helmimit nga ushqimi.

Pacientët kanë kërkuar ndihmë mjekësore me ankesa si ethe, temperaturë, dhimbje barku, të vjella dhe diare. Sipas anamnezës së marrë, simptomat janë shfaqur disa orë pas konsumimit të ushqimit.

“Nga data 10.07.2026 deri më 13.07.2026, në Klinikën Infektive ndihmë mjekësore kanë kërkuar rreth 70 pacientë. Prej tyre, 22 pacientë janë hospitalizuar për trajtim të mëtejshëm.
Të gjitha rastet e hospitalizuara janë raportuar në Inspektoratin Shëndetësor, në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), si dhe janë evidentuar në Sistemin e Mbikëqyrjes së Sëmundjeve Ngjitëse (SMSN), në përputhje me procedurat në fuqi.Pacientët e hospitalizuar janë nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore dhe po marrin trajtimin e nevojshëm, në përputhje me gjendjen e tyre klinike. Aktualisht, gjendja klinike e pacientëve vazhdon të kërkojë trajtim dhe monitorim të vazhdueshëm”, thuhet në njoftim.

Related posts

​Gjeni i fshehur që mund ta bëjë zemren të rigjenerohet vetë

Muhamet Ramadani

Kreu i inteligjencës izraelite do të udhëtojë në Katar për të rifilluar negociatat për pengjet

admin

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, zbulohet data e propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje

admin