RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Deklaratë skandaloze e ministres së qeverisë së Serbisë: Do ta kisha pastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998

deklarate-skandaloze-e-ministres-se-qeverise-se-serbise:-do-ta-kisha-pastruar-etnikisht-kosoven-ne-vitin-1998

Gjatë një interviste të dhënë dje për median serbe Kurir, ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, Snezhana Paunoviq, ka bërë një deklaratë skandaloze që ka shkaktuar reagime të shumta.

Në një intervistë të gjatë, ministrja në qeverinë e Vuciqit, tha se, po të kishte pasur lirinë e veprimit që kishte Slobodan Milosheviq, do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën”.

“Për të metat dhe budallallëkun tonë, nëse do të kisha qenë e lirë si Millosheviqi, do ta kisha pastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998”, deklaroi ministrja serbe gjatë intervistës.

Gjatë luftës së viteve 1998–1999, forcat serbe kryen masakra, vrasje dhe dëbime masive të popullsisë civile shqiptare. Mbi një milion shqiptarë u dëbuan me forcë nga shtëpitë e tyre, ndërsa mijëra civilë u vranë ose u zhdukën.

Deklarata e saj është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale dhe ka nxitur reagime të ashpra.

Related posts

Sulmi rus godet një autobus në Ukrainë, humbin jetën 3 persona dhe 12 të tjerë plagosen

Irfan Jahiu

Kremlini: Nuk ka asnjë mundësi që trupat ruse të tërhiqen nga Ukraina deri në fund të vitit

admin

VOA: Biden mban bisedime sigurie, mes rritjes së tensioneve në Lindjen e Mesme

admin