RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri i Irakut mbërrin në Washington për bisedime me Trumpin

kryeministri-i-irakut-mberrin-ne-washington-per-bisedime-me-trumpin

Kryeministri i Irakut, Ali al-Zaidi, ka mbërritur në Washington përpara bisedimeve me zyrtarë amerikanë, përfshirë presidentin Donald Trump, në vizitën e tij të parë jashtë vendit që nga marrja e detyrës në muajin maj, transmeton Anadolu.

Sipas zyrës së kryeministrit, raporton Agjencia Shtetërore Irakiane e Lajmeve (INA), Zaidi po udhëheq një delegacion qeveritar dhe ekonomik.

Zëdhënësi i qeverisë, Haider al-Aboudi, më herët tha se bisedimet do të përqendrohen në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, ndërsa gjatë vizitës pritet të nënshkruhen marrëveshje për naftën dhe gazin.

Aboudi tha se Iraku dhe SHBA-ja gjithashtu pritet të nënshkruajnë “memorandume mirëkuptimi në sektorët e naftës dhe gazit, përfshirë marrëveshje për sjelljen e kompanive të specializuara amerikane për të rritur kapacitetin e prodhimit dhe për të zhvilluar rrugë alternative eksporti për të zvogëluar ndikimin e ndërprerjeve në Ngushticën e Hormuzit”.

Ai shtoi se bisedimet në Washington gjithashtu do të përfshijnë përpjekjet e vazhdueshme të Irakut për të vendosur të gjitha armët nën kontrollin ekskluziv të shtetit.

Related posts

Spanjë, kisha pranon të kompensojë viktimat e abuzimeve

Muhamet Ramadani

​Konjufca: Lajçak po e kryen punën në mënyrë të papërgjegjshme

admin

OKB: Njerëzit në Gaza po vdesin para syve të botës

admin