Reagime të ashpra të BE-së ndaj ministres serbe për spastrimin etnik të Kosovës
Edhe Bashkimi Evropian reagoi ndaj deklaratës së Ministres serbe të Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale Snezhana Paunoviç “për të spastruar etnikisht Kosovën në vitin 1998″.
Komisionerja Evropiane për Zgjerim Marta Kos tha se ishte e tronditur nga deklarata ministres Paunoviç, duke ushquer mendimi se ky ishte një qëndrim individual i saj dhe jo qëndrimi i të gjithë qeverisë serbe.
“Mund të ketë vetëm zero tolerancë për deklarata të tilla. Nuk ka vend në Evropë për retorikë që justifikon, mbështet dhe lartëson spastrimin etnik. Personalisht, jam vërtet e neveritur që na duhet të themi gjëra të tilla në këtë situatë”, tha Marta Kos në një konferencë për shtyp pas mbylljes së dy kapitujve të negociatave midis BE-së dhe Malit të Zi, raporton Radio Evropa e Lirë.
Ajo vlerësoi se deklarata të tilla janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me vlerat e dinjitetit njerëzor, pajtimit – i cili është shumë i nevojshëm – përgjegjësisë dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, mbi të cilat bazohet Bashkimi Evropian dhe pa të cilat procesi i pranimit nuk mund të përparojë.
“Ato janë gjithashtu në kundërshtim me angazhimet që Serbia ka ndërmarrë në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, i cili po zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Mund të supozoj vetëm se këto janë pikëpamjet e një ministreje dhe jo qëndrimi zyrtar i qeverisë serbe. Ne presim që udhëheqësit politikë të veprojnë me përgjegjësi, të përmbahen nga retorika nxitëse dhe të kontribuojnë në ndërtimin e besimit, pajtimit dhe stabilitetit rajonal”, tha Kos.
Në fakt, në Bruksel e dinë fare mirë që ky është dhe qëndrimi i qeverisë serbe, por ama jo i shprehur siç e ka shprehur kjo ministre.
Në rastin më të parë kur Beogradi do e shihte ndonjë situatë të favorshme, të njëjtën gjë si në ‘99-ën do bënte edhe sot. Sepse kjo është vetë idelogjia serbe. /tesheshi

