RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri izraelit planifikon vizitë në SHBA javën e ardhshme

kryeministri-izraelit-planifikon-vizite-ne-shba-javen-e-ardhshme

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu planifikon të udhëtojë në SHBA në ditët në vijim dhe të qëndrojë në Washington në fillim të javës së ardhshme, njoftoi transmetuesi publik KAN të martën vonë, transmeton Anadolu.

Transmetuesi nuk dha detaje të mëtejshme në lidhje me vizitën e planifikuar apo axhendën e takimeve të pritshme të Netanyahut. Në fillim të këtij muaji, Netanyahu tha se nuk ishte caktuar datë për një vizitë në Washington.

Memorandumi ofron kornizë për negociatat mbi një armëpushim, lehtësimin e sanksioneve, programin bërthamor të Iranit, rihapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe marrëveshjet më të gjera të sigurisë rajonale.

Vizita e planifikuar vjen gjithashtu pasi tensionet midis SHBA-së dhe Iranit janë përshkallëzuar ditët e fundit mbi Ngushticën e Hormuzit, me të dyja palët që shkëmbejnë sulme pavarësisht memorandumit.

Related posts

Përfundojnë takimet e Lajçakut me delegacionet e Kosovës dhe Serbisë

admin

Fentanyli, shkaktari i shumicës së vdekjeve nga opioidet

admin

Çmimet globale të ushqimeve shënojnë rënie në gusht

admin