RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Irani: Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur derisa SHBA-ja të pranojë kushtet tona

irani:-ngushtica-e-hormuzit-do-te-mbetet-e-mbyllur-derisa-shba-ja-te-pranoje-kushtet-tona

Irani tha sot se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur derisa SHBA-ja të pranojë kushtet e Teheranit për rihapjen e rrugës ujore strategjike, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë gjysmë-zyrtare të lajmeve Mehr, zëdhënësi i ushtrisë iraniane, Mohammad Akrami-Nia tha se kontrolli i ngushticës duhet të vihet nën autoritetin e Iranit përpara se të rihapet.

Ai tha se Washingtoni duhet të respektojë kushtet e marrëveshjes kornizë të paqes të muajit të kaluar, të ndalojë ato që ai i quajti veprime armiqësore dhe të pranojë rregullat iraniane që rregullojnë ngushticën.

Akrami-Nia shtoi se veprimet e vazhdueshme ushtarake të SHBA-së nuk do ta detyrojnë Iranin të rihapë rrugën ujore. Deklarata e tij erdh pasi një valë e re shpërthimesh u raportuan në disa qytete iraniane pasi Komanda Qendrore e Ushtrisë Amerikane (CENTCOM) njoftoi sulme shtesë në vend.

CENTCOM-i tha se sulmet kishin në shënjestër aftësitë ushtarake iraniane të lidhura me kërcënimet ndaj anijeve që kalojnë tranzit në Ngushticën e Hormuzit, një arterie kyçe për tregtinë globale.

Sulmet erdhën në mes të tensioneve të përshkallëzuara midis SHBA-së dhe Iranit mbi Ngushticën e Hormuzit, me forcat amerikane që godasin Iranin dhe Teherani që përgjigjet me sulme ndaj bazave ushtarake amerikane në të gjithë rajonin, pavarësisht një marrëveshjeje kuadër të ndërmjetësuar nga Pakistani drejt arritjes së një zgjidhjeje të qëndrueshme.

Related posts

Instituti i Kosovës për Drejtësi: Procesi për zgjedhjen e Presidentit po cenon rendin kushtetues

admin

Investimet e vogla në ushqim mund ta bëjnë botën më të zgjuar! Një dietë më e mirë për nënat shtatzëna dhe foshnjat do ta bënte njerëzimin më inteligjent! Ndikimi i kequshqyerjes te zhvillimi i trurit

admin

MD e Kosovës refuzon të emërojë gjykatësin serb të Kushtetueses për noter, ja arsyeja

admin