RTV AHIRETI
FutbollLajmeRajon dhe BotëSport

Angli-Argjentinë: kështu e falënderoi Zotin gjyqtari amerikan pas bilbilit të fundit

angli-argjentine:-keshtu-e-falenderoi-zotin-gjyqtari-amerikan-pas-bilbilit-te-fundit

E paparë ndonjëherë në fushat e futbollit nga një arbitër

Gjesti musliman i adhurimit dhe falenderimit të Zotit në fushat e futbollit, u shfaq së fundi dhe te një gjyqtar në Botëror.

Ishte pikërisht ai që gjykoi përballjen e vështirë gjysmëfinale mes Anglisë dhe Argjentinës, e cila u fitua epikisht nga kjo e fundit me rezultatin 2–1, pas një përmbysjeje dramatike rezultati në pak minuta, pikërisht në fundin e lojës.

Dhe ndërsa argjentinasit gëzonin dhe anglezët ishin nën dëshpërim, gjyqtari amerikan Ismail Elfath zgjodhi të shprehte falenderim ndaj Zotit për mbylljen me sukses të një gjykimi tejet të vështirë, mes shumë tensionesh në lojë.

Ky është ndër ato të rrallat raste, në mos i pari deri më tani, që një gjyqtar futbolli bie në sexhde, diç që është bërë tashmë mëse e zakonshme kur është fjala për futbollistë muslimanë. /tesheshil.com/

Related posts

Daçiq konfirmon se dy persona u arrestuan lidhur me vrasjen e policit serb: Një burrë dhe një grua

admin

Kroacia shpall rezultatet e Regjistrimit 2021, popullsia po mplaket

admin

Rritet në gati 36 mijë numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

admin