RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ministrja serbe “i kërkon falje Vuçiqit e Serbisë” pas deklaratës për spastrimin etnik të Kosovës, jo shqiptarëve

ministrja-serbe-“i-kerkon-falje-vuciqit-e-serbise”-pas-deklarates-per-spastrimin-etnik-te-kosoves,-jo-shqiptareve

Ministrja serbe e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale e Serbisë, pretendoi sot se deklarata e saj “për spastrimin etnik të Kosovës” është nxjerrë nga konteksti dhe i kërkoi falje.

Kërkim falja e saj, siç raporton Nova.rs është vetëm ndaj presidentit Aleksandar Vuçiq, Qeverisë së Serbisë dhe kryeministrit Gjuro Macut.

Paunoviq për mediat në Serbia e konsideroi keqdashëse që “vetëm shtatë sekonda nga i gjithë emisioni” u nxorën dhe se kjo sipas pretendimit të sja, u shndërrua në një çështje politike.

“Kjo është historia ime, jo një deklaratë. Është e pakëndshme të shpjegosh se kjo nuk është politikë e presidentit apo e qeverisë”, tha ajo.

Ajo e vlerësoi vendimin e autoriteteve të Kosovës për ta shpallur atë person non grata si një paradoks.

Paunoviq e quajti paradoks edhe vendimin e Kosovës për ta shpallur “non grata”, duke thënë se ndalimi i përhershëm i hyrjes në Kosovë është vendosur nga, siç i quajti ajo, “institucionet e përkohshme të Kosovës”. Ajo shtoi se prej katër vjetësh nuk ka mundur të hyjë në Kosovë.

Related posts

Kishat në Kuds dënojnë sulmet brutale të Izraelit ndaj palestinezëve në Gaza që prisnin për ndihma

admin

Zgjedhjet në Turqi: Mbyllen zyrtarisht qendrat e votimit

Muhamet Ramadani

Gjermanisë i mungojnë forca të kualifikuara, por a përfitojnë punëdhënësit duke tërhequr sërish në botën e punës pensionistët?

admin