RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet në 73.250 numri i të vrarëve në Gaza që nga tetori 2023

rritet-ne-73.250-numri-i-te-vrareve-ne-gaza-qe-nga-tetori-2023

Burime mjekësore në Rripin e Gazës njoftuan se numri i palestinezëve të vrarë nga ofensiva izraelite është rritur në 73.250, ndërsa 173.751 të tjerë janë plagosur që nga 7 tetori 2023.

Sipas të njëjtave burime, spitalet e Gazës kanë pranuar gjatë 24 orëve të fundit katër të vrarë dhe 28 të plagosur.

Burimet shtuan se, që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 11 tetor të vitit të kaluar, numri i të vrarëve ka arritur në 1.127, ndërsa numri i të plagosurve në 3.643. Gjithashtu, ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë 800 trupa nga nën rrënoja.

Autoritetet shëndetësore theksuan se shumë viktima vazhdojnë të mbeten nën rrënoja ose në rrugë, pasi ekipet e ambulancës dhe të mbrojtjes civile nuk janë në gjendje të arrijnë deri tek ata. /mesazhi

Related posts

Ministria e Jashtme turke kundërshton raportin e Parlamentit Evropian

Muhamet Ramadani

Mbi 500.000 kërkesa për azil në Evropë në gjysmën e parë të vitit! Ja shteti ku ka më shumë aplikime

Muhamet Ramadani

Von Cramon ia dorëzon Parlamentit Evropian draft-raportin për Kosovën

Muhamet Ramadani