RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shefi i OKB-së do të vizitojë Qipron për bisedime me liderët qipriotë turq dhe grekë

shefi-i-okb-se-do-te-vizitoje-qipron-per-bisedime-me-lideret-qipriote-turq-dhe-greke

OKB-ja njoftoi se Sekretari i Përgjithshëm Antonio Guterres do të udhëtojë drejt Qipros për të avancuar procesin e paqes, sipas zëdhënësit të tij, raporton Anadolu.

“Sekretari i Përgjithshëm do të udhëtojë në Qipro nga 27 deri më 29 korrik, si pjesë e misionit të tij të ndërmjetësimit dhe angazhimit të tij të fortë të dëshmuar për çështjen e Qipros”, tha Stephane Dujarric gjatë një konference për media.

Duke vënë në dukje se Guterres do të takohet me presidentin e Republikës Turke të Qipros Veriore (TRNC), Tufan Erhurman, dhe Nikos Christodoulides, liderin e administratës grekoqipriote, Dujarric tha se shefi i OKB-së do të takohet gjithashtu me “palë të tjera të interesit dhe do të diskutojë përpjekjet për avancimin e procesit të paqes dhe mbështetjen e stabilitetit në ishull, përfshirë përmes punës së misionit paqeruajtës të OKB-së në terren, UNFICYP”.

UNFICYP, një nga misionet paqeruajtëse me jetëgjatësinë më të madhe të OKB-së, është vendosur në ishull që nga viti 1964.

– Problem që zgjat prej dekadash

Qiproja është përfshirë prej dekadash në një mosmarrëveshje midis turqve dhe grekëve qipriotë, pavarësisht përpjekjeve diplomatike të OKB-së për të arritur një zgjidhje gjithëpërfshirëse.

Sulmet etnike që nisën në fillim të viteve 1960 i detyruan turqit qipriotë të tërhiqeshin në enklava për sigurinë e tyre.

Në vitin 1974, një grusht shteti i grekëve qipriotë me synimin për aneksimin e ishullit nga Greqia çoi në ndërhyrjen ushtarake të Turqisë si fuqi garantuese për të mbrojtur turqit qipriotë nga përndjekja dhe dhuna. Si rezultat, TRNC-ja u themelua në vitin 1983.

Vitet e fundit janë shënuar përpjekje të herëpashershme për proces paqeje, përfshirë një iniciativë të pasuksesshme në vitin 2017 në Zvicër nën kujdesin e vendeve garantuese Turqisë, Greqisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Administrata Greke e Qipros Jugore iu bashkua Bashkimit Evropian (BE) në vitin 2004, po atë vit kur grekët qipriotë bllokuan të vetëm një plan të OKB-së për t’i dhënë fund mosmarrëveshjes shumëvjeçare.

Related posts

Arrestohen shqiptarë që po kalojnë nëpër shtetin serb

Muhamet Ramadani

“Krimi me motiv politik” në Gjermani arrin nivelin më të lartë

RTI

Forcat e sigurisë siriane lirojnë 126 të mitur nga burgu i drejtuar nga SDF-ja

RTI