RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Të dy në të njëjtën kohë: reagimet e Vuçiçit e Ramës mbi gruan millosheviçiane

te-dy-ne-te-njejten-kohe:-reagimet-e-vucicit-e-rames-mbi-gruan-millosheviciane

Brukseli shpreh habinë se si Snezhana Paunoviç vijon ende në detyrë

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç u distancua nga deklarata e ministres së tij Snezhana Paunoviç për pastrimin etnik të Kosovës, duke thënë se fjalët e saj nuk përfaqësojnë as qëndrimin e tij dhe as politikën zyrtare të qeverisë serbe.

Vuçiç vlerësoi se deklarata ishte “e pakujdesshme dhe jo mjaftueshëm e përgjegjshme”, duke theksuar se politika e Beogradit, siç pretendon ai, bazohet në dialog, jo në ndarje apo spastrim etnik.

“Deklarata të tilla nuk duhet të bëhen publikisht. Kjo nuk është politika ime apo ajo e qeverisë serbe”, tha Vuçiç gjatë një qëndrimi të tij në Kiev.

Gjithsesi, ky reagim vjen gati tre ditë pas deklaratës skandaloze, e cila bëri që të reagojë edhe Brukseli.

Nga ana tjetër, si ta kishi bërë me fjalë, reagoi në të njëjtën kohë edhe Rama në Tiranë.

“Ideja se çdo njeri që ka një zë publik, çdo institucion dhe autoritet, u dashka të reagojë për çdo idiotësi të thënë në serbisht, deri edhe nga personazhe që sa pa e thënë idiotësinë vetëm familja e tyre e dinte se ekzistonin, është një ide që tregon se sa pak e respektojnë veten dhe vendin ata që vënë kujën e që kërkojnë edhe hesap pse nuk reagon ky e ai!

Ne kemi reaguar përmes ministrit të jashtëm, siç bën një shtet që ka respekt për veten dhe kush kërkon nga ne që të bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart, ka ngatërruar adresë.

Mjafton të shikosh reaguesit e rastit nga Tirana, se si gjejnë një kalë të ngordhur për të marrë poza luftëtarësh në front dhe e kupton menjëherë pse kategoria e tyre meriton vetëm keqardhjen e radhës, ndërkohë që po deshe të mbash ijet me dorë duhet edhe të gjesh kohë t’i lexosh”, shkruan Rama në platformën “X.

Por po në të njëjtën kohë ka reaguar sërish edhe Brukseli. Marta Kos është shfaqur e habitur se pse Paunoviç vijon që të jetë ende në detyrë.

“Ishte tronditëse të dëgjonim diçka të tillë në vitin 2026. Nuk do ta përsëris as atë që ajo tha. Ishte vërtet tronditëse të dëgjohej një deklaratë e tillë.

Nuk mund ta imagjinoj që një ministre, pas një deklarate të tillë publike, të mund të vazhdojë të ushtrojë detyrën e saj”. /tesheshi

Related posts

Plenkoviq e Kurti takohen në Davos: Kroacia mbështet anëtarësimin e Kosovës në KiE dhe BE

admin

Kryeministri pakistanez do të zhvillojë vizitë shtetërore në Kinë këtë javë

Hevzi

Bisedimet për paqe në Ukrainë, Rubio nga Gjeneva: Takim produktiv, kemi shqyrtuar pikëpamjet e secilës palë

admin