RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Irani mohon pretendimin e Trumpit për lirimin e një gruaje amerikane nga Teherani

irani-mohon-pretendimin-e-trumpit-per-lirimin-e-nje-gruaje-amerikane-nga-teherani

Gjyqësori i Iranit mohoi pretendimet e presidentit amerikan, Donald Trump, se Teherani kishte liruar një grua amerikane të arrestuar që nga dhjetori i vitit 2024, transmeton Anadolu.

“Asnjë spiune amerikane nuk është liruar nga burgu”, thuhet në një deklaratë të gjyqësorit, të publikuar nga Press TV, transmetues gjysmëzyrtar.

Trump tha të mërkurën se një grua amerikane e mbajtur nga Teherani ishte lejuar të largohej nga vendi.

Trump tha se gruaja, e identifikuar më vonë nga avokati i saj si Dena Karari, ishte ndaluar padrejtësisht dhe se “tani ndodhet e sigurt jashtë Iranit dhe është në gjendje të mirë”.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë këtë gjest vullneti të mirë nga Irani!”, shkroi Trump në Truth Social.

Related posts

Infermierja në shtëpinë e të moshuarve zbulon 5 gjërat për të cilat pacientët pendohen më shumë para se të vdesin

Muhamet Ramadani

Ndahet nga jeta aktori i njohur Fadil Gashi

Kushtrim Guraj

BE shtrëngon rregullat e shitjeve online

admin